Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Quantity”, vihen në pranga 3 vëllezër të cilët tregtonin kanabis.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.D., 28 vjeç, K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç , (vëllezer) të tre banues nëTiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D.

Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vellain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve G.D., K.O dhe A.O., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.