Arrestohen vrasësit e çiftit shqiptar, u paguan 60 mijë euro

Postuar: 12/10/2017 - 19:09

   Pas tetë muajsh, policia greke ka arrestuar vrasësit e çiftit shqiptar Halitaj ngjarje e ndodhur në Athinë në shkurt 2017. Mediat greke raportojnë se janë tre të arrestuar si ekzekutorë, një 29-vjeçar shqiptar dhe dy grekë.

Hetuesit grekë thonë se 29-vjeçari shqiptar i arrestuar ka shumë precedentë penalë. Ai ka qenë i dënuar për grabitje, vjedhje, vjedhje me pasoja të rënda, armëmbajtje pa leje, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Ndërsa në kërkim janë shpallur dy shqiptarë 46 dhe 53 vjeç si porositës të vrasjes. Sipas policisë, të arrestuarit e kanë pranuar krimin. Ata kanë deklaruar se urdhëruesit që janë në kërkim, i kishin borxh një shumë të madhe parash viktimës shqiptar 53 vjeç. Vrasësit pranuan se u paguan në total 60 mijë Euro për të ekzekutuar gruan dhe burrin.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit shqiptar Halitaj në lagjen “Peristeri” në Athinë, ku burrë e grua u vranë ndërsa fëmijët e tyre (djalë e vajzë) nuk u prekën nga autorët. Policia greke thotë se ekzekutorët kishin njohje me viktimat. Ata ishin emra të njohur për autoritetet greke në fushën e kultivimit të drogës.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se 53-vjeçari i vrarë po bashkëpunonte në kultivimin e drogës me porositësit e vrasjes së tij dhe ekzekutorët.

Katër ditë para se të vritej, viktima kishte shkuar në komisariatin e policisë për të denoncuar aktivitetin e paligjshëm të bashkëpunëtorëve të tij, por më pas kishte ndërruar mendje dhe nuk përmendi asnjë emër konkret. Ndërkohë, porositësit e vrasjes që janë në kërkim, akuzohen për krijim dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, vrasje dhe grabitje. /TVKlan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në fshatrat Velçë dhe Drashovicë në Vlorë, po kryhet një operacion anti-drogë.

Në sajë të operacionit për  kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Policia e Durrësit ka ndalua

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp dha detaje në lidhje me drogën e kapur në Bab

Një burim diplomatik thotë se problemi i kanabisit po shkon “duke u përkeqësuar”, ndërsa opozita e akuzon Edi Ramën për marrëveshje të pi

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se operacioni i natës së kaluar në Vlorë është dekonspiruar.

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi iu gjetën sasi e konsiderueshme e drogërave të forta.

10 tonë drogë që u sekuestruan mbrëmë në Babicë nëse do të nxirrej në treg, vlera do të shkonte në rreth 30 milionë euro.

Një 23-vjeçar është gjetur i plagosur në vendin e quajtur “Guri i Çifutit” në rrugën e Nartës në Vlorë.

Gjashtë ditë pasi u godit me thikë nga nipi i tij adoleshent, Shaban Agaj ka ndërruar jetë.