Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. Ndalohet po ashtu në Durrës edhe një shtetas i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar:
K. K., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
Xh. Sh., 54 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.