Goditet në Durrës një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar si dhe ka sekuestrua 9 doza më lëndë narkotike kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 22 vjeç, banues në Durrës. Gjatë patrullimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” e kanë konstatuar këtë shtetas në afërsi të banesës së tij dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 9 porcione me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E. C., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.