Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se prangosja G.K. 30 vjeç është bërë mbrëmjen e djeshme, pasi ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.