Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim.

I arrestuari është shtetasi me iniciale T.V, banues në Piqeras, Himarë, i icli akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese dhe municioneve".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2018 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.