Një shqiptar 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë.

Mediat fqinje shkruajnë se mëngjesin e ditës së djeshme policia hyri për kontroll në një apartament, që ndodhej në qendër të qytetit të Ankones dhe gjeti e sekuestroi 3 kg e gjysmë kokainë si dhe 650 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Hetuesit e kishin ndjekur për ditë me radhë shqiptarin, duke u përpjekur të kuptonin se ku e kishte shtëpinë e tij. Pas ndjekjes, policia kuptoi se shqiptari megjithëse banonte në një adresë tjetër në Ankona, në të vërtetë po vazhdonte biznesin e tij në një shtëpi të dytë.

Kur policët hynë në shtëpi, ata gjetën prerje të shumta të celofanit të njohur për paketimin e kokainës. Ato ishin të vendosura mbi tavolinë.

Më pas ata gjetën kokainën që nëse do kishte dalë në treg do të kapte vlerën 10,000 euro. Shqiptari synonte ta nxirrte kokainën në tregun e Ankones në periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Aktualisht 30-vjeçari ndodhet në paraburgimin e Montacuto, në dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore.