Arrestohet një i ri nga Shijaku, pasi ka dhunuar gruan e tij.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Koxhas, Shijak.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.