Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

20/05/2019 - 09:36

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në shkurt. Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim është ndaluar shtetasi S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku shtetasi S.I., në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan pasi transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar "Brebulla", për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narko

Një 41-vjeçare në fshatin Pojan të Maliqit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dolauer Heide, të Gjermanisë, ku një 27-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë dhe i groposur në një pyll. 

Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur me një makinë të parkuar në rrugë.

Fatos Xheta ka mohuar akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij Safie Xheta.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë me dy muaj hetimet për anëtarët e grupit Bajri.

Një aksident me makinë ka fundosur një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili vrau prindërit në banesën e tyre në Bat

Finalizohet operacioni "Stroke", për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, bien në pranga 5