Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur "arrest me burg".

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin Alfred Kapaj, 33 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.