Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në portin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Sipas bluve, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës gjatë kontrollit kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.