Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Arrestohet 39-vjeçarja që mashtronte qytetarët me viza pune për Britaninë e Madhe

07/04/2021 - 18:40

Policia ka arrestuar një 39-vjeçare, e cila akuzohet për mashtrim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë E. T., banuese në Fier. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e saj E. M. dhe J. D.

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në

Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Urbani i linjës së "Kopshtit Zoologjik" dhe një mjet tjetër janë aksidentuar mëngjesin e kësaj të marte në qendër të Tiranës.

Publikohet fotoja e Ndriçim Jonuzit, i cili është shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e së hënës plagosi 27-vjeçarin Bledar Okshtuni në zyr

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë orëve të pasdites në Kavajë, ku zyra elektorale e PD u qëllua me armë zjarri.

Është qëlluar me armë zjarri brenda zyrave elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Rudolf  Nikolli, 34-vjeçari autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” , ku mbetën të plagosur me thikë 5 persona rezul

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë gjatë natës në Shkodër në drejtim të makianve së 36-vjeçarit David Ndoci.

Policia e Korçës ka finalizuar sot një operacion të koduar "Porositësi" dhe në pranga kanë rënë 3 persona.

Policia e Durrësit arreston në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.     

Dy automjete në pronësi të një biznesmeni janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.