Arrestohet 40-vjeçari, po kultivonte kubikë dhe fidanë kanabisi

06/06/2019 - 10:58

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni antikanabis të koduar "Lugina". Në pranga ka përfunduar një 40-vjeçar i cili kishte nisur kultivimin e kanabisit.

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mediat italiane kanë publikuar foton e një të moshuari shqiptar që rezulton i zhdukur.

Efektivët e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga 4 persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në një argjendari në zonën e ish-Bllokut, ku u plagosën 5 persona mes tyre dhe pronarët Sok

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Lodi, pasi janë konstatuar se po tentonin të hynin në një banesë nga ballkoni i

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, me pasojë plagosjen e katër personave.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe prostitucion.

Një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.