Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin e Rinasit, me qëllim ekstradimi në vendin fqinjë Itali.

Policia e Shtetit njofton se “në PPK Rinas, në hyrje, u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Napoli/Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 11 muaj heqje lirie, për “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Rrëmbimi personi” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë” vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal Italian”.