Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh.V,  46 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për  veprën penale "Keqtrajtim të të miturit ", parashikuar nga neni 124/b, i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.