Arrestohet 47-vjeçari, u kap me 8.3 kg drogë

25/09/2020 - 10:57

Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar që tentoi kultivonte bimë narkotike.

Burimet zyrtare njoftojnë se kanë sekuestruar bimë narkotike dhe 8.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar kontrolle të pandërprera në territorin e qarkut Lezhë. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një apartament në katin e tretë të një pallati përballë Drejtorisë së Policisë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën k

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme.

Policia e Shtetit njofton se vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Bllokohet një jaht me 4 shtetas ukrainas në portin e Vlorës.

Arrestohet autori që ishte në kërkim në lidhje me rastin e rëndë ndodhur në Krujë një vit më parë, kur një i ri 29 vjeç akuzohej se kisht

Policia njofton se ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni", i dënuar me 4 vje

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin. Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.

Rëndohet pozita për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vi

Policia ka ndaluar një shtetas për veprën penale "Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".