Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobusin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.