Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra penale të ndryshme. Njëri ndër ta është një 61-vjeçar me iniciale D.D.

Dyshohet se ai ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një grua. Këto veprime të 61-vjeçarit dyshohet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.