Policia e Vlorës ka arrestuar një 67-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ngjarja sipas burimeve policore ka ndodhur në fshatin Çeprat.

Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale S. S., 67 vjeç, banues në fshatin Çeprat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se një ditë më parë ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.