Personi që shihni në foto është Mihal Thimjo, i shpallur në kërkim nga policia që prej pasdites së djeshme, pasi dyshohet të ketë vrarë shtetasin Gëzim Saraçi, shoferi i një kamionçine që u gjet i pajetë brenda mjetit të tij nga policia. 

Autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, referuar burimeve policore.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri-tjetrin, madje ditën e djeshme kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.

Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë. Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.