Arrestohet autori që qëlloi me armë dy vëllezërit brenda lokalit

13/01/2021 - 14:31

Dy ditë pas plagosjes me armë të dy vëllezërve në Shkodër, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje. Ai është A.D. 36 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij M.D. 32 vjeç.

Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.

Mbrëmjen e së hënës, më 11 Janar, dy vëllezërit plagosën me armë dy të rinjtë Eduart Lekndeaj 24 vjeç dhe E. Lekndeaj 26 vjeç, vëllezër mes tyre. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit në një lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka arrestuar një infermiere të Spitalit Infektiv në Tiranë pasi i ka vjedhur paratë nga portofoli dhe kartën e bankës një pacient

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhen me dije, është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Vlorë.

Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri gjatë një atentati në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.

Personi që shihni në foto është Edmir Begu, i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur në det.

Gjendet një trup i pajetë në një përrua.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës ku 32-vjeçari Jetmir Begu, i njohur edhe si Ilir Kuçi, u ekzekut

Një banesë gati është shkrumbuar nga zjarri që ka shpërthyer pasi është lënë ndezur një qiri.