Arrestohet biznesmeni, vëllai i ish-deputetit socialist

Postuar: 19/05/2017 - 17:22

Arrestohet nga policia e Elbasanit, vëllai i ish-deputetit të PS-së dhe pronari i restorant Skampinit, në zonën e Kalasë së Elbasanit.

Edmond Stafa, është vëllai i ish- deputetit socialist Bukurosh Stafa (ne foto) për qarkun e Elbasanit në periudhën 2005- 2009. Ai u arrestua mbrëmjen e të enjtes, nga policia lokale, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Për të kishte një urdhër kërkimi nga Interpoli, për llogari të autoriteteve italiane.

Biznesmeni i njohur rezultonte i dënuar në Itali me 10 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe të organizatës kriminale. Për të pritet të nisë një proces për ekstradimin në drejtim të Italisë, ku duhet të vuajë edhe dënimin e dhënë ndaj tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 bimë narkotike kanabis sativa në dy fshatra pranë bregdetit të Adriatikut.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitër Xhollo, 29 vjeç, banues në fshatin Dërmish, pasi dje ka shkuar në një lok

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë shpalljen e vdekjes së personit të zhdukur prej 17 vitesh, Luan Sadik Dallaku (Dollak

Dy inspektorë teknikë pranë “SGS Auto Albania Kukës” janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Pas pamjeve të transmetuara në emisionin “STOP”, ku një punonjës i policisë shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj gazetares dhe operatorit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.

Një aksident hekurudhor me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Itali dhe viktima raportohet se është një shqiptar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i nj

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet.

Një shtetas nga Durrësi iu është dorëzuar dorëzuar homologëve të tyre shqiptarë nga autoritetet italiane.