Dy raste dhune ku viktima janë gratë, janë regjistruar në Durrës gjatë 24-orëshit të fundit, e njërit prej burrave dhunues policia i ka vënë prangat.

“Më datë 20.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M. vjeç 44, banues në Durrës, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes”, informoi policia.

Ndërsa ndaj një gruaje 35-vjeçareje me iniciale R.S., e cila ka rënë pre e dhunës fizike e psikologjike nga i shoqi, uniformat blu plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.