Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh në Savignano, Itali, pasi këta të fundit janë kapur me lëndë narkotike. 

Sipas mediave të tuaja burri 40 dhe gruaja 37-vjeç, janë vënë në pranga pasi karabinerët gjatë një kontrolli që i është bërë çiftit i është gjetur lënda narkotike e futur në një qese. 

Mediat italiane raportojnë se gjatë një shërbimi në rrethin Cesare të komunës Savignano, policia vërejti praninë e një burri i cili kishte ndaluar pranë një institucioni publik dhe po mbante një qëndrim dyshues. Pasi është afruar, policia gruaja ka synuar që të largohet menjëherë  duke marrë me vete një çantë brenda së cilës kishte kokainë. Policia e arrestoi çiftin dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës.