Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i dyshuari i tretë si autor i disa vjedhjeve të kryera më parë në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë.

Ndalimi i shtetasit Viktor Rudi, 24 vjeç, banues në  Shupenzë, Bulqizë, u bë në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar më datë 23.07.2018.

I riu dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në zonën e Maqellarës, ku në bashkepunim me shtetasit ( R.J dhe E.J, të arrestuar me datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash. 

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Vjedhje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.