Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin E.L., 36 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas më datë 10.07.2020, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetases R.B., gjithashtu dyshohet se është autor i disa vjedhje të biçikletave në muajt e fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht të shtetasve: V.C., M.H., V.S., Y.Sh., M.B., dhe K.Ç.

Gjithashtu u ndalua shtetasi  K.Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.