Përveç shumë librave, në shtëpi kishte edhe objekte me vlerë që i kishte vjedhur në një kishë në Bergamo ndërsa nuk mungonin sasi parash, orë të shtrenjta, piktura antike, bizhuteri madje edhe gurë të çmuar. Bëhet fjalë për një shqiptar 26-vjeçar që është arrestuar nga agjentët e policisë së Milanos.

Habia e hetuesve ishte i riu ishte dëbuar nga vendi në 2016-ën por kishte hyrë sërish në Itali ilegalisht. Shqiptari u ndalua në një postbllok policie pasi me makinën e tij kishte bërë lëvizje të dyshimta. Por pavarësisht qëndrimit të paligjshëm në Itali, shqiptari bënte një jetë mondane pasi frekuentonte palestrat, qendra rekreative dhe madje kishte marrë një diplomë në Universitetin e Bocconi-t në Milano si dhe një master specializim në politikë ekonomike.

Në shtëpinë e tij në Viale Sarca dhe në një kuti sigurie në Viale Sondrio u gjetën 4 mijë euro të thata si dhe objekte me vlerë. Aty kishte edhe valutë të huaj, orë firmato, etj.