Policia ka arrestuar pas disa muajsh në kërkim autorin e një grabitje të ndodhur në sheshin “Shqiponja”, në Tiranë. Në pranga ka rënë shtetasi Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Sipas njoftimit zyrtar, 19-vjeçari më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.