Mariglen Çobaj është arrestuar nga policia e Vlorës pak më parë, pasi gjatë një sherri me xhaxhain, qëlloi me sëpatë nusen dhe vajzën e tij.

Mbrëmjen e sotme, 27-vjeçari Mariglen Çobaj pas një sherri me xhaxhain e tij në fshatin Gumenicë të Vlorës, ka qëlluar me bishtin e sëpatës nusen dhe vajzën e xhaxhait, të cilat kishin ndërhyrë për të shuar sherrin.

Paraprakisht bëhet me dije se Çobaj nuk ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë dhe është arrestuar në banesën e tij. Ndërkohë, nusja dhe vajza e xhaxhait të tij ndodhen në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.