01/12/2020 - 11:52
Policia e Tiranës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që u përfshi në aksident një ditë më parë me një të vdekur dhe një të plagosur te "Mbikalimi i Golemit".
“Është arrestuar E. P., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thekson policia në njoftim.
30-vjeçari i prangosur ishte duke drejtuar një furgon kur u përplas me një motor me drejtues Ardian Gjepalin dhe pasagjere gruan e tij L. Gjepali.
Për pasojë shtetasi Ardian Gjepali humbi jetën, ndërsa e shoqja ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
/portali DurresLajm/