Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Arrestohet infermierja nga Durrësi që i vodhi paratë pacientit në spitalin Covid 1 (EMRI)

26/01/2021 - 09:26

Policia ka arrestuar një infermiere të Spitalit Infektiv në Tiranë pasi i ka vjedhur paratë nga portofoli dhe kartën e bankës një pacienti me Covid-19, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Mësohet se bëhet fjalë për infermieren Ronida Hysa, banuese në Durrës. Rasti në fjalë është denoncuar javën e kaluar në emisionin investigativ "Stop" në TV Klan.

Njoftimi i Policisë:



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat "Vjedhja" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me plagosjet në Mamurras. ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Mamurras.

Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Finalizohet operacioni policor “START & STOP”, që ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari kri

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkomb

Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës është plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në lagjen nr.14.

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur dhe më pas ka marrë me forcë në mjetin e tij ish-të dashurën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një 60-vjeçar është vetëvrarë me çifte në Astir të Tiranës