Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas iranian mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se shtetasi iranian është arrestuar pranë ambienteve të kryegjyshatës Bektashije.

Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit, teksa ka dyshime se ai kishte prirje të përfshihej në akte terroriste në vendin tonë.