Një 24-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia britanike. Emigranti i identifikuar si Emiliano Broka, kishte hyre ilegalisht në Angli, i nisur nga Gjermania me kamion. Broka u kap me 24 pako kokainë, të cilat po i transportonte për t'i shitur në Stoke-on-Trent me një makinë tip “Ford” rreth orës 21:30. Në momentin e arrestimit, lënda narkotike iu gjet në çorape dhe në të brendshme.

Mediat britanike bëjnë më dije se ai ishte paguar për të shitur drogë në zonën ku jetonte. Tani 24-vjeçari është arrestuar dhe pritet të kthehet në vendin e tij të lindjes, sapo të lirohet. Mësohet gjithashtu se shqiptari ka pranuar të bashkëpunojë. Ai ka deklaruar se duke qenë se kishte hyrë kontrabandë dhe nuk kishte mundësi të punonte kishte rënë në kontakt me njerëzit që trafikonin drogën. Hetuesit thonë se ai ishte i sinqertë në ato që rrëfente