Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Arbër Shehu, 25 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në segmentin rrugor Tepelenë-Memaliaj, duke drejtuar mjetin me targa TP 3093 B, është përplasur me një automjet tjetër ku pas verifikimeve për përdorim alkooli rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0,57 dhe 0,54 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.