Një 25-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Berat, pasi iu gjet një sasi kanabisi.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

Virjon Cora, 25 vjeç, banues në Allias Tiranë 

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz ML iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.