Një 30-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë 25-vjeçare, duke i shkaktuar frikë. I arrestuari është shtetasi Bledar Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen K.M, 25 vjeçe, banuese në Vlorë, duke i shkaktuar frikë shtetases në fjalë”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekia” neni 121/a i Kodit Penal.