Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti në Durrës, pa leje drejtimi dhe i dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin: 

B.A., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.