Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.V.,61 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.

Kujtojmë se në mesjavë, Ruzhdi Tasuni vrau me levë bashkëshorten e tij Hajdije Tasuni, në dyqanin e çiftit, në lagjen nr.12. Ngjarja tronditi opinionin publik në Durrës. 

Ndërsa në fillim të muajit shkurt Lulzim Cuku vrau në shtëpinë e tij bashkëshorten, Manjolën, duke lënë jetimë 3 fëmijë të mitur.