Policia ka arrestuar në flagrancë një shpërndarës të drogave të forta si dhe ka sekuestruar 15 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje ndërsa u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.