Një punonjës policie në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë është arrestuar në flagrancë nga kolegët e tij.

Polici S.P., 53 vjeç, është kapur duke vjedhur as më pak e as më shumë, por shoferin e mjetit me të cilin po udhëtonte.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, në njoftimin e saj për shtyp sqaron gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P. 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie në burgun e Sigurisë së Lartë Fushë-Krujë, sepse me datë 18.10.2018, në orën 07:30, në rrugën Kamzë Fushë –Krujë, ka qenë pasagjer në automjetin që drejtohet nga shtetasi K.B, 33 vjeç banues Prizren Kosovë, ku i ka marrë çantën e dorës ku brenda kishte portofolin, dy parfume, dokumenta dhe 300 euro”,- njofton policia.

Ndaj punonjësit të policisë rëndon tashmë akuza për konsumimin e veprës penale “Vjedhje”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal