Arrestohet në kufi 52-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për "vrasje të mbetur në tentativë"

22/01/2021 - 15:32

Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Vrasje e mbetur në tenativë".

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në "Konventën Evropiane të Ekstradimit" të vitit 1957.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, vihet në pranga poseduesi.

Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë, në kuadër të operacionit të koduar “Vergel”, kanë vendosur në pranga 8 persona, mes tyre dhe shq

Një automjet në Tiranë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është ende e paidentifikuar.

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi me pasojë vdekjen e një të mituri.

Zyra e OSHEE në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë ka rënë pre e grabitësve.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje këmbësorin e moshuar.

Një person dyshohet se është mbytur në akuariumin e portit të Durrësit.

Pamjet që vijnë nga vendngjarja e aksidentit tragjik të regjistruar rreth orës 14.55, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të F

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mesditen e sotme në Durrës.

Humb jetën një punonjës në punimet për aeroportin e Kukësit.