Arrestohet në kufi biznesmeni i shpallur në kërkim

19/11/2019 - 13:48

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar të shpallur në kërkim në pikën kufitare të Muriqanit.

Mësohet se në pranga ka rënë pronari i një fabrike në Shkodër, shtetasi G.B., pasi akuzohet për veprat "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Në lagjen "Skënderbeg", në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka humbur jetën pak minuta më parë, si pasojë e plagosjes nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë pasditen e sotme në Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim.

Detaje të reja të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit nga Librazhdi.

Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari që u vetëhelmuan në fshatin Xhyrë.

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Bushat, e për pasojë ka humbur jetën një person.

Ishin martuar këtë të diel, por martesa e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë.

Policia ka proceduar penalisht 35-vjeçaren A.S, e cila dyshohet se duke ushtruar postin e shefes së financës pranë shoqërisë të Ujësjellë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Arrestohen në flagrancë dy të rinj në Tropojë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 16-vjeçar si dhe ka ndjekur në gjendje të lirë dy të tjerë, pasi vodhën automjetin e një