Arrestohet në Rinas turku i kërkuar për vrasje

19/09/2019 - 12:37

Një shtetas turk i kërkuar nga Zvicra për vrasje është arrestuar në aeroportin e Rinasit.  

Personi i ndaluar është shtetasi turk T. N., 35 vjeç.

Ndërkohë një shtetas i huaj në listën e personave më të kërkuar në Finlandë është arrestuar po në Shqipëri. Ai figuronte me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar.

Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, doli në një deklaratë për të dhënë bilancin e personave të arrestuar në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Janë kapur dhe arrestuar 45 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga vendet me të cilat ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi.

104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria janë arrestuar në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi.

Janë kapur dhe ndalur 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Rama është kërcënuar me jetë dhe një person është arrestuar për këtë ngjarje.

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e shtatë shtetasve të huaj, sirian, të cilët kanë tentuar që të kalojnë në mënyrë të paligj

Operacioni "Muzgu" ka prangosur një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion i

Një automjet tip "Range Rover" është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan.

Xhiliano Xhoxhi është personi i arrestuar pak më parë në Elbasan, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata ka dhënë ndaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Karabinierët arrestuan pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta, për veprën penale grabitje.

Një 34-vjeçar në Vlorë, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në lagjen “Kushtrimi”, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri.

Policia greke ka arritur të arrestojë në fshatin Asproklisi një shtetas shqiptar, i cili është dënuar nga drejtësia helene me 60 vite bur