Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili. Raportohet se Kaloshi është kapur pasditen e sotme gjatë një aksioni të policisë në Qesarakë.

Në momentin e arrestimit, Kaloshi ka qenë bashkë me Meardi Berberin, të ndaluarin për atentatin e ndodhur në hotel “Voloreka”, në Tushemisht, mëngjesin e 8 gushtit.

Gjatë aksionit, Kaloshit dhe Berberit u janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat janë sekuestruar. Anterio Kaloshi, njihei si miku i Bilbilit dhe jetonte në një apartament me këtë të fundit, deri ditën që ai u arrestua, më 10 prill.