Postuar: 21/04/2017 - 13:51
Drejton mjetin më gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Durrës.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Z. Sh. 58 vjeç, banues në Durrës.
“Më datë 20.04.2017, në lagjen nr.8, është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/litër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
/portali DurresLajm/