Një i ri nga Durrësi është arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë po ndiqen penalisht, pasi akuzohen për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Burime policore bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin O.T., vjeç me 32, banues në Durrës, pasi rreth orës 10:30, në autostradën Durrës-Kavajë, te “Salillari”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”.

Duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi është ndaluar edhe një adoleshent. 17 vjeçari K.D., nga Durrësi është ndaluar në lagjen nr.13 duke drejtuar pa patentë mjetin tip “Volkswagen”.

Siç njoftoi më herët DurrësLajm, edhe për të riun 23-vjeçar A.L. ka nisur procedimi penal, pasi në lagjen nr.16, ndërsa drejtonte automjetin tip Opel aksidentoi një 56-vjeçare që ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.