Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët që dhunoi dhe godit me mjete të forta gazetarin Elvi Fundo.

Në pranga ka rënë Ilir Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta gazetari Elvi Fundo.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.