Policia amerikane ka arrestuar një person të dyshuar që ka marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri. Sipas mediave amerikane, i arrestuari është Anthony Valentini 35 vjeç, i akuzuar për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Anthony Valentini është person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i arrestuar 10 herë për çështje droge. I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen. Krimi i rëndë ndodhi më 7 shtator në rrugën 93 ST në Bay Ridge të Brooklyn në New York.

Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur mosmarrëveshje që lidhen me çështjet e marijuanës, megjithatë kjo nuk është pistë zyrtare e hetimeve.