Pas shoqërimit të 9 punonjësve të Kadastrës Durrës, një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë, mësohet se njëri prej të shoqëruarve është arrestuar.

Burime konfidenciale bëjnë se ditur se akuza që rëndon mbi punonjësin e vënë në pranga është "Shpërdorim detyre".

Pritet që në vazhdim, policia e Durrësit të japë detaje më të hollësishme mbi çështjen.

Një ditë më parë, specialistët e Krimit Ekonomik në policinë e Durrësit zbarkuan në institicionin e Kadastrës dhe shoqëruan për t'i marrë në pyetje 9 punonjës.