Një shtetas turk është arrestuar në flagrancë në Durrës nga seksioni kundër krimit ekonomik e financiar.

Më datë 15.10.2018, u arrestua shtetasi A.I., vjeç 40, banues në Turqi.

Sipas njoftimit të policisë, ditën e diel më 14 tetor, në PKK Port, ai ka tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar.

Tashmë shtetasi turk do të përballet me drejtësinë për dy akuza, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, respektivisht sipas neneve 189 e 186 i Kodit Penal.